Shqipëria ka bërë edhe një kërkesë ndaj Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.
Kërkesa kësaj radhe është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Buashati, në punimet e Ministerialit të Këshillit të Evropës në Bullgari.
“Sa më shpejt të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, aq më shpejt qytetarët e saj do të ndiejnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave,” ka thënë Bushati, njofton gazeta shqiptare Panorama.