Zgjedhjet në Shqipëri: Vrasje dhe plagosje

Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Po ashtu eshte lenduar edhe nje tjeter person, i afert me kandidatin e PD-se, i cili eshte identifikuar si Kastriot Fufi.

Nderkohe ne vendngjarje jane gjetur 15 gezhoja nga tre arme te ndryshme, gje qe fakton qe perpara vrasjes dhe plagosjes ka patur shkembim zjarri. Policia ka shpallur ne kerkim 7 persona, mes te cileve eshte Kastriot Fufi, i cili aktualisht ndodhet ne spital, dhe Enver Curri, kunati i Gjon Gjonit. Po ashtu mesohet se policia ka prere edhe dy flete-arreste.

Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen./kohaislame

Artikulli paraprakMolla forcon imunitetin
Artikulli vijuesMursi: Protesta paqësore është e drejtë e çdokujt