Erdoğan ka pohuar se barrën e sistemit që nuk jep zgjidhje ndaj problemeve po e mbartin vetëm disa vende të caktuara dhe ka theksuar se tashmë të gjithë duhet të kryejnë përpjekje në këtë çështje.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se për të ndaluar dhimbjet e përjetuara mbi tokë fillimisht duhet ti jepet fund konflikteve aktuale dhe të parandalohen konfliktet e reja, tha se Turqia vazhdon dhe do të vazhdojë të kryejë përpjekjet negociatore në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në hapjen e Samitit Botëror Humanitar, ka theksuar se sistemi aktual fatkeqësisht është i pamjaftueshëm përballë probleme emergjente. Erdoğan u shpreh se Turqia sot zhvillon aktivitetet për ndihmat humanitare dhe të zhvillimit në më shumë se 140 vende të botës.
Ndër të tjera ai ka shtuar se barrën e sistemit që nuk jep zgjidhje ndaj problemeve po e mbartin vetëm disa vende të caktuara dhe ka theksuar se tashmë të gjithë duhet të kryejnë përpjekje në këtë çështje.
Ai ka pohuar se sistemi humanitar global fillimisht duhet të diskutohet nga pikëpamje të ndryshme që vendosin në qendër njeriun.
“Tek një sistem i cili nuk mund të dërgojë për nevojtarët as edhe ilaçet disa dollarëshe të malarias, i cili nuk mund të ofrojë vaksinat e thjeshta dhe që mbetet spektator në humbjen e jetëve të mijërave fëmijëve, për këto shkaqe do të thotë se në këtë sistem ka probleme. Ne si liderë dhe anëtarë të përgjegjësisë të komunitetit ndërkombëtar mund të jemi të suksesshëm nëse punojmë në kuadër të qëllimeve dhe parimeve të përbashkëta. Agjenda humnitare e prezantuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe fushat e përgjegjësisë të rradhitura këtu janë shumë të rëndësishme nga kjo pikëpamje. Për të ndaluar dhimbjet e përjetuara mbi tokë sëpari duhet ti jepet fund konflikteve aktuale dhe të parandalohen të konfliktet e reja. Së dyti duhet të tregojmë më shumë përpjekje për t’i dhënë fund shkeljeve të ligjit ndërkombëtar në Siri. Ne më këtë qasje nuk do të heqim dorë së ndjekuri ndaj diktatorëve me duar të përgjakura dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që këto krime të kryera kundër njerëzimit të mos mbeten pa u ndëshkuar”,- u shpreh Erdoğan.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar se do të japin më shumë mbështetje ndaj fëmijëve të larguar nga vendet e tyre, personave me aftësi të kufizuara dhe ndaj të gjithë personave në nevojë.
“Kemi nevojë për punime të stilit të cilat do të mundësojnë që çdo popull të qëndrojë vetë në këmbë dhe të reduktojë varësinë nga ndihmat. Turqia me AFAD-in, TIKA-n, Gjysmë Hënën e Kuqe Turke dhe me institucionet e tjera duke kryer ndihma humanitare dhe të zhvillimit po përpiqet të ofrojnë një model ndryshe me politikën e bazuar në ndihmën humanitare të zhvillimit. Së fundmi, fatkeqësisht burimet nuk rriten në të njëjtën masë teksa çdo ditë që kalon rriten nevojat. Krahas kësaj ne vërejmë disa probleme dhe trende në ikje nga përgjegjësia tek komuniteti ndërkombëtarë për financimet e ndihmave. Turqia është vendi që e di më së miri dobësiN[ dhe që ka patur një përvojë shumë të hidhur. Shpenzimet që kemi kryer në vendin tonë për refugjatët kanë tejkaluar 10 miliardë dollarë, ndërsa ndihma e komunitetit ndërkombëtarë ka mbetur vetëm në 455 milionë dollarë”, ka theksuar më tej presidenti i Turqisë.
Erdoğan duke uruar që Samitit Botëror Humanitar të jetë një pikë kthese në të gjitha fushat, tha se: “Nuk duhet të heqim nga mendja për asnjë moment se kemi përgjegjësi për njerëzit që kanë fokusuar sytë dhe zemrat tek premtimet dhe mesazhet që do të vijnë nga Stambolli”.