Banorë të Stambollit janë ngritur në protesta kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkollat dhe universitetet e Turqisë.
Me anë të këtyre protestave, shtetasit turq kanë kërkuar që hixhabi islami të lejohet të përdoret në institucionet arsimore. Kjo protestë u organizua me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor në Turqi. Të pranishmit në këto protesta duke hedhur slogane në mbështetje të hixhabit islamik, kanë kërkuar edhe punësimin e femrave me hixhab në institucionet shtetërore të Turqisë. Mijëra përkrahës të islamit në Turqi me anë të protestave kanë dënuar ndalimin e futjes së femrave me hixhab nëpër shkollat e gjimnazeve dhe 9 vjeçare në Turqi. Duke qenë se e arsimi është e drejtë e çdo njeriu, përkrahësit e islamit në Turqi kanë protestuar kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkolla dhe nga autoritet turke kanë kërkuar lejimin e vajzave me hixhab të shkollohen nëpër gjimnaze dhe shkollat 9-vjecare. Me ftesë të organizatave jo qeveritare si institucioni liria, institucioni i të drejtave të njeriut dhe institucioni i mbështetjes së njerëzve në nevojë, në rajonin Fateh të Stambollit janë organizuar protesta në mbështetje të Hixhabit. Disa nga organizatorët e këtij manifestimi kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në heqjen e ligjit që ndalon vajzat me hixhab nga e drejta e shkollimit ndërkohë që në universitetet e Turqisë vazhdon diskriminimi i studenteve të veshura me hixhabin islamik. Edhe pse deri diku në Turqi është lejuar përdorimi i hixhabit nëpër universitete, përdorimi i veshjes islame nëpër shkolla vazhdon të përballet me pengesa të ndryshme. Zv/kryetari i partisë Zëri i Popullit në Turqi thotë se moszbatimi i premtimeve të partisë në pushtet është shkaku kryesor i uljes së popullaritetit të kësaj partie. Ai më tej thotë se në radhët e partisë së tij është shtuar numri i femrave anëtare të veshura me hixhab dhe ka kritikuar partinë në pushtet për moskrijimin e kushteve për praninë e këtyre femrave nëpër shkolla, universitete dhe në institucionet shtetërore si në parlamentin e Turqisë. Në Turqi, studentet e veshura me hixhab akoma vazhdojnë të përballen me probleme të shumta në fushën e arsimimit të tyre nëpër universitete dhe në fushën e punësimit në institucionet shtetërore prandaj populli turk është i pakënaqur nga moszbatimi i premtimeve elektorale të partisë AKP e cila më parë kishte premtuar të drejta të barabarta për femrat me hixhab në Turqi.
You Might also Like
Vritet në Irak ish-zëvendësi i Sadam Huseinit
Bëhet e ditur se është vrarë Izzet Ibrahim ed-Duri, ish-zëvendësi i liderit të rrëzuar në…
By
Redaksia
1 Min Read
Vritet një fotoreporter francez në Siri
Një fotoreporter i pavarur francez, që punonte në Siri ka vdekur, pasi që u godit…
By
Redaksia
1 Min Read
Korea jo muslimane ia mësoji botës respektin
Dr. Richard Bernard, nga Britania, prej kanalit të BBC Këtë shkrim e kishte shkruar në…
By
Redaksia
5 Min Read
Lotët e Dautoglu në Gazza, kryesojnë titujt e gazetave arabe
Mediat e shkruara arabe janë fokusuar tek fotoja e ministrit të jashtëm turk, Ahmed Dautoglu,…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Regjimi i Assad në frymën e fundit
Luftimet mes forcave besnike të Assad dhe opozitës së armatosur siriane janë zhvendosur në përmasa…
By
Redaksia
2 Min Read
Masakra të organizuara ndaj myslimanëve në Mianmar
Dëshmitarë okularë dhe burime ushtarake në Mianmar, kanë deklaruar për Reuters, se vrasjet ndaj myslimanëve…
By
Redaksia
1 Min Read
