Diktatori Sisi vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah El-Sisi ka mbërritur në kryqytetin e Arabisë Saudite, Riad për një vizitë pune, raporton Agjencisë Anadolu (AA).
 
El-Sisi mori pjesë në ceremonin dhe drekën e dhënë në nder të Princit Muhamed bin Nayif bin Abdul Aziz dhe zëvendësin e tij Muhamed bin Salman.
 
Ambasadori i Egjiptit në Riad Afifi Abd al-Wahhab, tha se vizita e Presidentit egjiptian është rezultat i koordinimit dhe marrëveshjeve dy vendeve vëllazërore.
 
Ai vuri në dukje se vetëm një nivel i lartë i bashkëpunimit dhe marrëveshjes mes dy vendeve mund të zgjidhë problemet në lidhje me ngjarjet në shumë vendet e botës, duke përfshirë krizën aktuale në Jemen, Siri dhe Irak.
 
Ndërkohë sipas informacioneve thuhet se Sisi pas takimeve është ndarë nga Arabia Saudite për tu kthyer në vendin e tij.
Artikulli paraprakMe rastin e 1 Majit protesta në SHBA: Duam drejtësi
Artikulli vijuesKroaci: Veteranët e luftës me dhjetëra mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë