“Shpresa e re” gëzon të varfrit e Luginës së Preshevës para Ramazanit

Shoqata humanitare “Shpresa e re” nga Belgjika me para futjes në muajin e bekuar të Ramazanit dje realizoi një aksion humanitar në Luginën e Preshevës, transmeton TetovaSot.

Me këtë rast janë përzgjedhur 10 familje nga kjo organizatë, ku iu janë shpërndarë pako me produktet bazë ushqimore të nevojshme për muajin e bekuar të Ramazanit.

Shoqata “Shpresa e re” në këtë mënyrë bëhet pjesë e sofrës së iftarit dhe syfyrit të këtyre njerëzve duke i përcjell mesazhin se ata nuk janë vet, por me to gjenden mërgimtarët tanë në Belgjikë.

Me këtë rast, “Shpresa e re” falënderon donatorët, mërgimtarët tanë në Belgjikë që dhanë kontributet e tyre për këtë aksion, si dhe aktivistët në terren.
1-117-450x330

 

2-50

3-31

5-22

Artikulli paraprakRamazani fillon të hënën, BIK-u uron myslimanët
Artikulli vijuesKina ua ndalon myslimanëve agjërimin