Sadik Kan: Do agjëroj dhe do shtroj iftare nëpër Londër

Kryetari i parë musliman i Londrës Sadik Kan në një kolumnë për “The Guardian” ka deklaruar se ai nuk është prijës i muslimanëve në Angli dhe se ai para së gjithash është Londinez, birë dhe baba, transmeton Fakte.

“Jam i vetëdijshëm se për momentin në përgjithësi ka një përshtypje negative për muslimanët nëpër botë. Nëse nuk keni miq musliman, ju të tillët i paramendoni me mjekërr dhe që bëjnë ndonjë telash. Kjo është e padrejtë.

Ramazani është rast i mirë për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe unë do shtroj iftare nëpër sinagoga, kisha e xhami” – ka deklaruar kryetari i Londrës Sadik Kan./FAKTE.Net

Artikulli paraprakMuhamed Ali, do varroset me rite islame, në mesin e folësve edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Artikulli vijuesPërdhunohet vajza 7-vjeçare nga një 73-vjeçar