Muhamed Ali, do varroset me rite islame, në mesin e folësve edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Funerali i boksierit të ndjerë, Muhammad Ali, do të zhvillohet me rite tradicionale myslimane.

Një zëdhënës i familjes së tij ka thënë se shërbesa përkujtimore do të mbahet më 9 qershor në Luizvill të Kentakit, ndërsa varrimi një ditë më vonë. Legjenda e boksit, Muhammad Ali, është konvertuar në Islam në vitet 1960.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit më 10 qershor do të jenë përfaqësues të Islamit, Judaizmit, Krishterimit, Budizmit, Mormonizmit dhe Katolicizmit.

Në mesin e folësve do të jenë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Muhammad Ali ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Artikulli paraprakErdogan: “Mos i harroni të vuajturit, qëndroni larg luksit gjatë Ramazanit”
Artikulli vijuesSadik Kan: Do agjëroj dhe do shtroj iftare nëpër Londër