Ja se çfarë duhet të dini për iOS 6

iOS 6 është paketuar me shumë veçori të reja të shkëlqyera dhe mund të jetë me mjaft gjëra nga të cilat përdoruesi mund të përfitojë.

PCWorld në këtë artikull do të ju tregojë tërësinë e gjërave që ju duhet të dini për këtë version të ri të këtij sistemi operativ.

Navigimi hap-pas-hapi

Veçoria më e mirë për shumicën e njerëzve është Maps (Hartat), sepse tani ofron navigim hap-pas-hapi të drejtuar nga Siri. Ashtu siç mund të prisni nga Apple, hartat janë tërheqëse dhe të lehta për t’u përdorur.

Udhëzimet janë vërtet të mëdha kështu që ju mund t’i shihni ato mirë nëse keni nevojë që në shpejtësi të shikoni në automobil. Një e metë e kësaj veçorie është që tani ofron vetëm udhëzime në vozitje, kështu që transporti publik dhe udhëzimet për ecje më nuk ekzistojnë.

Ju po ashtu keni nevojë për një iPhone 4S, gjeneratën e tretë të iPadit ose ndonjë pajisje të re për ta përdorur atë. Modelet më të vjetra përdorin aplikacionin e ri por nuk ofrojnë udhëzime me zë. Një tjetër gjë për hartat është Flyover, që mundëson hulumtimin e hartës në 3D. Është gjë mjaft e mirë.

Passbook

Passbook është një aplikacion i ri që ndjek të gjitha kalimet dhe biletat, si biletat për filma dhe fluturime. Ai madje mund të ruajë dhuratën digjitale apo kartat për zbritje.

Ashtu si çdo lëshim i ri, bashkëpunëtorët janë të kufizuar, por duket se Apple ka filluar me disa bashkëpunëtorë madhorë. Starbucks, Fandango dhe disa ndërmarrje të mëdha madhore për linja ajrore fluturimi që do ta mbështesin shërbimin.

Përditësimet e telefonit

Derisa nuk janë aq të shpeshta, përditësimet në aplikacionet e telefonit janë mjaft të shkëlqyera. Ju tani mund të përgjigjeni me një porosi tekstuale ose vendosje të menjëhershme si rikujtues për të thirre personin kur të jeni sërish në dispozicion.

Këta përkujtues mund të bazohen po ashtu edhe në vendin ku ndodheni. iOS 6 ofron një formë Do Not Distrub, kështu që ju mund ta përdorni këtë formë gjatë orëve kur nuk dëshironi të merrni thirrje.

Nëse dëshironi të merrni thirrje nga njerëz të caktuar gjatë këtyre orëve, ju mund t’i vendosni këta persona si kontakte emergjente dhe Do Not Disturb do t’ua mundësojë atyre që të bëjnë thirrjen.

VIP Mail

Aplikacioni Mail ka një veçori të re të quajtur VIP, që është e ngjashme me inboxin prioritar në Gmail, por më i veçantë. Këtu, ju mund të zgjidhni se cilat kontakte janë VIP-ët dhe e-mailat e tyre do të paraqiten në një kuti të brendshme të posaçme.

Kështu që ju nuk keni nevojë që t’i shikoni të gjitha e-mailat nga çdokush.

Një Siri më i mençur

Siri bëhet më i mençur në iOS 6. Ai tani di për sporte, mund të bëjë rezervime në OpenTable, të marrë disa pamje të një filmi dhe punët në një mori të gjuhëve të reja. Për më tepër, Siri funksionon në iPad.

Facetime në celular

Dëshrioni të bëni thirrje dhe të shihni personin gjatë thirrjes? Këtë mund ta bëni në iOS 6. Apple tani e mundëson këtë.

Fotografitë

Fotografit bëjnë një përditësim të vogël në iOS 6. Ju tani mund t’i ngarkoni fotografitë në uebfaqe përgjatë Safarit për celular dhe ju mund t’i shpërndani fotografitë e juaja me të tjerët.

Integrimi i Facebookut

iOS 6 integron sistemin e gjerë të Facebookut. Qasuni njëherë në iPajisjen tuaj, pastaj shpërndani çfarëdo që dëshironi.

Opsione më të mira për privatësi

Apple paraqiti opsionet e privatësisë, duke ua mundësuar juve që t’i shini se cilat aplikacione çfarë lloji të të dhënave është duke përdorur në çdo kohë. Nëse një aplikacion është duke iu qasur ndonjë të dhëne të cilën gjë ju nuk e pëlqeni, ju thjesht ia largoni këto të drejta atij aplikacioni në Settings.

Fotot Panorama

Nëse merrni në duart tuaja një iPhone 5, aplikacioni i kamerës tani ka një mostër panorama.

Thjesht e lëvizni telefonin tuaj nga ana e majtë në të djathtë dhe ai do të grumbullojë një panoramë madhështore për ju. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakKosova humb qindra miliona euro, pa kodin e vet telefonik
Artikulli vijuesApple prezanton iPod Nano-n e ri