Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.
Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontroll, në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike.
Sasia e lëndës narkotike ishte 10 kilogramë e 300 gramë. Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime.
Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti. /Telegrafi/
You Might also Like
Forcat e Armatosura Turke godasin PKK-në dhe DAESH-in
Forcat e Armatosura Turke, janë duke zhvilluar operacione ajrore me rreze të gjerë kundër organizatës…
By
1 Min Read
Berisha-Thaçi: Kosova po përmbyll me sukses etapat e Pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë takuar sot në Tiranë për të diskutuar…
By
1 Min Read
Domethënia e “E-së” së zezë në NEWBORN
Monumenti NEWBORN duket ndryshe për çdo përvjetor të pavarësisë. Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, aktualisht…
By
1 Min Read
Reperi Kevin Gates në Haxh pasi ka pranuar Islamin
Reperi i njohur amerikanë Kevin Gates në një video të postuar tregon se ai së…
By
0 Min Read
Policia serbe arreston pensionistin Ahmet Emini nga Zhegra
Policia serbe të hënën ka arrestuar në pikën kufitare në Muçibabë, Ahmet Eminin (1937) nga…
By
2 Min Read
Diskutimi në Fakultetin e Studimeve Islame – Zbogar: Dita e lëvizjes pa viza në Europë është afër
Janë bërë shumë lojëra politike por është momenti që udhëheqësit e Kosovës të shohin Kosovën…
By
3 Min Read



