Forcat e Armatosura Turke godasin PKK-në dhe DAESH-in

Forcat e Armatosura Turke, janë duke zhvilluar operacione ajrore me rreze të gjerë kundër organizatës terroriste PKK si brenda vendit ashtu edhe në veri të Irakut.

Në operacionet që vazhdojnë që dje, janë shkatërruar 98 objektiva.

Forcat e Armatosura Turke zhvilluar 9 operacione ajrore me avionë luftarakë F-16 dhe F-4 në rajonet Avashin, Basyan, Çukurca, Zap, Harkuk, Gara, Metina, Kandil, Sinath, Haftanin dhe Gevanakurki.

Në operacion u asgjësuan 98 objektiva ndër të cilat, terroristë, vendstrehime, depo municionesh dhe pozicione të armatosura të organizatës terroriste PKK.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura Turke, bëhet e ditur se operacionet brenda vendit dhe përtej kufirit janë ende duke vazhduar.

Nga ana tjetër, objektivat e DAESH-it që ishin përcaktuar se do të bënin goditje në veri të Halepit, u bombarduan nga obusët furtuna të Forcave të Armatosura Turke.

Në të njëjtën kohë edhe në sulmet ajrore të forcave të koalicionit, u asgjësuan gjithsej 45 terroristë të DAESH-it në rajonet Dudiyan, Cakka, Cariz, Baragidah, Kafrah, Kara Köprü dhe Yahmul.

Ndërkaq u shkatërruan edhe 5 pozicione mbrojtëse të organizatës terroriste në fjalë.

Artikulli paraprakObama: Shqetësim për praninë agresive ushtarake ruse në Baltik
Artikulli vijuesÇfarë është kjo? Flaka në brendi të ujit! Subhanallah