Yıldırım tha se dëmshpërblimi për familjarët e të rënëve në ngjarjen e Mavi Marmara-s do të paguhet dhe tha gjithashtu se më e rëndësishmja është se Izraeli në këtë mënyrë kërkon publikisht falje Turqisë për ngjarjen e cila ndodhi në vitin 2010.
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një konferencë për mediat tha se “Një nga pikat më kryesore që bëri që këto negociata të zgjasin kaq shumë, ishte vështirësia e jetesës së palestinezëve në Gaza. Gjithashtu edhe vështirësitë e përditshme, izolimi dhe mungesa e ndihmave nga jashtë, ku pengesa e Izraelit bënte që të mos shkonin në vend. Në këtë kuadër u bënë takime dhe bisedime të gjata. Në këtë kuadër ditën e premte anija jonë e parë e ngarkuar me 10 mijë ton ndihma humanitare do të niset drejt portit Ashdod”, raporton Anadolu Agency (AA).
“TOKI ka projekt për strehim në Gazë. Kështu që do të hapim rrugën e kësaj. Gjithashtu edhe përshpejtimi i ndërtimit të zonës industriale Erez në rajonin Xhenin bëhet i mundur në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Dëshirojmë që marrëveshja e arritur të jetë e mbarë për vendin tonë dhe vëllezërit palestinez”, u shpreh ndër të tjera Yıldırım.
Ai ka theksuar gjithashtu se do të ndërtojnë një spital i cili do të quhet Spitali Vëllazëror Turqi-Palestinë, me një kapacitet prej 200 shtretërish. Pasi spitali të pajiset me të gjitha pajisjet e nevojshme do të hapet në shërbim të popullatës.
Yıldırım në lidhje me takimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë duke deklaruar se ditën e djeshme kanë arritur në një tekst të përbashkët për marrëveshjen. “Në këtë mënyrë ka filluar procesi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Teksti i marrëveshjes do të firmoset ditën e nesërme nga ndihmës ministri i Punëve të Jashtme nga ana jonë dhe nga homologu i tij nga ana e Izraelit. Pas këtyre firmave do të fillojë procesi i aprovimit të marrëveshjes nga dy vendet.”
Ndërsa në lidhje me ngjarjen e anijes Mavi Marmara, Kryeministri tha: “Familjarëve të viktimave në ngjarjen e Mavi Marmara-s do tu jepet dëmshpërblim. Vlera e këtij dëmshpërblimi që do të paguhet është 20 milionë dollarë.”
Kryeministri turk në vazhdim duke prekur edhe çështjen e embargos ndaj Palestinës tha se nën udhëheqjen e Turqisë kjo embargo do të hiqet në masë të madhe. Nga ana tjetër ai tha se dëmshpërblimi për familjarët e të rënëve në ngjarjen e Mavi Marmara-s do të paguhet dhe sipas tij ajo që është më e rëndësishmja është se Izraeli në këtë mënyrë kërkon publikisht falje Turqisë për ngjarjen e cila ndodhi në vitin 2010.
– Marrëdhëniet Turqi – Rusi
Yıldırım pas një pyetje mbi marrëdhëniet Turqi-Rusi është shprehur se si populli turk ashtu edhe populli rus kërkon që kjo krizë të mbarojë. “Dy popujt tanë mendojnë që kjo krizë nuk ka shumë kuptim. Ajo që na takon ne drejtuesve të vendeve është të sjellim në vend dëshirën e popujve tanë. Edhe në këtë drejtim kemi zhvillime të rëndësishme. Zhvillimet në këtë drejtim do ti ndajmë së shpejti me opinionin publik”, u shpreh Yıldırım.
Ndërsa në lidhje me vizitën që ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë ka planifikuar të zhvillojë në bazën ajrore të njohur në Turqi si Incirlik Yıldırım tha: “Turqia do ta lejojë. Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë mund të shkojë lirisht në bazën ajrore të Incirlikut. Në këtë pikë nuk ka ndonjë problem.”