Policia e Kosovës është duke planifikuar të blejë 226 copë armë të gjata. Vlera e parashikuar e kontratës është mbi 631 mijë euro.
Armët e gjata bashkë me 200 copë optika, planifikohen të blihen gjatë këtij vitit, ndërsa data e fundit për pranimin e tenderëve është 1 gusht i këtij viti.
Operatori ekonomik duhet të bëjë trajnimin për 10 zyrtarë policorë dhe duhet ta organizojë brenda 6 muajve pas dorëzimit të mallit, raporton Indeksonline.
Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 631, 660.04 euro.
Afati i dorëzimit të armëve është 180 ditë kalendarike pas marrjes së lejës së eksportit./Insajderi/.