Sulmi në Medine: Disa fjalë si këshillë

Qyteti i Medinës është i dashur për të gjithë muslimanët. Kur lajmet njoftuan mbi sulmi vetëvrasës, njerëzit refuzuan të besojnë se diçka e tillë ka ndodhur. Një fjalë që është shpërndarë me të madhe se ky incident ka ndodhur për shkak të plasjes në bocë gazi dhe nuk diçka më shumë se kjo. Qeveria Saudite shpejt doli me një deklaratë duke konfirmuar se ishte një sulm vetëvrasës.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të pranojnë faktin se diçka e tillë ka ndodhur në Medine, por kujtoni se Umeri (Allahu qoft i kënaqur me të) ishte sulmuar në xhaminë e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Ai ishte therur dhe pas plagëve vdiq. Uthamni (Allahu qoft i kënaqur me të) po ashtu ishte vrarë nga rebelët në shtëpinë e tij në Medine. Muslimanët kanë kaluar shumë kohë të errëta në historinë e tyre por ata asnjëherë nuk kanë lejuar që këto incidente të dridhin besimin e tyre.

Po, ne nuk duhet lejuar që këto incidente të dridh besimin tonë. Allahu është i Gjithëditur. Ai lejon të ndodhin gjëra që ne nuk i kuptojmë.
Dije se çdo gjë është në kontrollin e Tij dhe asgjë nuk ndodh pa dëshirën e Tij.

Le të falënderojmë Allahun që sulmuesi nuk e plasi bombën brenda xhamisë por e bëri në një parking të makinave. Mund të kishte brenda më shumë vdekje dhe kaos.

Ne jemi të shokuar nga ajo që ndodhi por edhe brengosemi për ata që kanë humbur jetën e tyre.
Por mos harroni, rojet kanë arritur gradën e shehidit (dëshmorit) duke mbrojtur xhaminë e Profetit dhe qytetin e tij të dashur. Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të) u luste shpesh që ai të arrij gradën e dëshmorit në qytetin e Profetit:
Transmetohet nga Zaid bin Aslam nga baba i tij se Umeri tha: “O Allah, më jep gradën e dëshmorit në kauzën Tënde dhe më bëjë që vdekjen të kem në qytetin e Profetit tënd” (Sahih Buhari)

Ndërsa për sulmuesin, ai vdiq me një vdekje poshtëruese duke sulmuar mbrojtësit e xhamisë së Profetit.
Nëse sulmuese po kërkonte panik dhe ankth në Medine, ai ka dështuar. Jo shumë pas sulmit, Xhamia e Profetit ishte mbushur me besimtarët duke u lutur në teravinë e fundit në Ramazan, në një qetësi absolute.

Allahu e mbroftë Xhaminë e Profetit nga të gjitha dëmtimet dhe sëmundjet! Amin /KohaIslame

Rafiq ibn Jubair

Artikulli paraprakBajram i Ëmbël – Dhënie buzëqeshje çdo fëmije në botë gjatë festës së Bajramit
Artikulli vijuesStudimi: iPad-ët po dëmtojnë zhvillimin trupor të fëmijëve