Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vrarë së paku 8.327 boshnjakë.
Sipas një njoftimi të VV-së, Kurti është ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq.
Sivjet, organizatorët boshnjakë i kanë shpallur të padëshirueshëm në Srebrenicë qeveritarët nga Serbia.
Në Potoçari të Srebrenicës janë varrosur deri më tani 6.377 viktima dhe aty sot u varrosën edhe 121 të tjerë.
“Z.Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore, vizitoi shoqatat e familjarëve dhe bëri nderime te monumenti pranë varrezave e vendosi lule të freskëta në kujtim të të vrarëve. Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak”, thuhet në njoftim.
21 vite më parë në Bosnjë e Hercegovinë ndodhi krimi më monstruoz që ka parë Evropa pas Holokaustit.
Në Srebrenicë u vranë e u masakruan mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.
As pas 21 vitesh Serbia nuk e ka pranuar fajin për gjenocidin që ka kryer si shtet.
“Republika Srpska, ky projekt i krijuar nga gjenocidi edhe sot është kërcënim për viktima të reja. Kështu ndodh kur marrëveshjet e paqes bazohen në raporte forcash, dhe jo në vendosje të drejtësisë. Projekti shovinist serb që ka shkaktuar luftërat në ish Jugosllavi është ende aty. Ai po vazhdon të tolerohet në emër të interesave gjeopolitike e ruajtjes së stabilitetit. Por, historia ka treguar se rreziqet më të mëdha për paqen janë konservizimi i padrejtësisë e formave të ndryshme të diskriminimit”, përfundohet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
You Might also Like
Haradinaj: S'ka marrëveshje për koalicion me PDK-në?!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur sot…
By
2 Min Read
Vujiçiq: Edhe nëse nuk miratohet demarkacioni, shqiptarët e malazezët mbesin miq
Kryetari i Unionit të Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M. Vujiçiq, përmes një letre i ka…
By
2 Min Read
Shqipëri: Lazaratasit minojnë fshatin
Furgonët me punëtorë dhe botet me ujë hyjnë në Lazarat nën hundën e forcave policore.…
By
9 Min Read
Siri: 853 të vrarë nga bombat me fuçi
Të paktën 853 vetë kanë vdekur në një seri sulmesh me bomba me fuçi nga…
By
1 Min Read
Në veri, situatë konfuze dhe jashtë kontrollit
Zhvillimet e fundit në veri janë karakterizuar me një varg incidentesh, përfshirë edhe atë të…
By
6 Min Read
Qemajl Mustafa shkep para “pa dhimtë”
Me dhjetëra mijëra euro të komunës së Gjilanit janë paguar kompani pa nënshkruar kontrata me…
By
2 Min Read





