Qytetarët marrin në kontroll televizionin turk, TRT, që ishte ndër institucionet e para që u mor nën kontrollin e grupit të ushtrisë turke që tentoi të bëjë grusht shtet në Turqi.
Ushtarët që po qëndronin aty janë nxjerr jashtë nga qytetarët e janë arrestuar nga policia.
Prezantuesja e cila u detyrua ta lexojë deklaratën e puçistëve i është drejtuar sërish popullit.
Ajo ka thënë se deklaratën e ka lexuar nën kërcënimin e armëve.
“Na kanë shtri në toke, ku na kanë thënë që mos të flasim. Nuk e dinim nëse do të shpëtonim. Ushtarët na thoshin se do të ndryshojë gjithçka. Më detyruan të lexoj një tekst. Ata e lexova disa herë – tetë dhe nëntë here. Megjithëse nuk mundja të lexoja, ata më thënë të vazhdoja. Mu terën buzët dhe u kërkova ujë, e nuk më lejuan që të freskohem”, ka thënë ajo.