Lidhja Demokratike e Kosovës po ndihet e shantazhuar nga institucionet e Kosovës, për shkak të qëndrimit të saj, për të mos votuar reformën zgjedhore dhe kushtetuese. Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare thonë se presioni institucional ndaj kësaj partie po vazhdon në disa mënyra, ndërsa njëri nga to, sipas tyre, është edhe arrestimi i disa zyrtarëve komunalë.
Analistët politik janë të ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa mendojnë se Qeveria e Kosovës po i shfrytëzon mekanizmat e shtetit për të bërë presion ndaj LDK-së, ndërsa disa të tjerë arrestimet e fundit për korrupsion i marrin masa preventive ndaj hajnisë ordinere që është instaluar në të gjitha poret e funksionimit institucional.
Imri Ahmeti, i cili është anëtarë kryesisë së LDK-së, ka thënë për “Zëri” se arrestimet e fundit mund të interpretohen si presion ndaj LDK-së sidomos në kohën kur “korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk po luftohen, por po kultivohen në të gjitha instancat e shtetit tonë deri në nivel qeveritar”.
“Nuk kemi si ta konsiderojmë ndryshe, vetëm si presion , derisa kemi deklarimet publike të individëve të caktuar që implikojnë figura të larta shtetërore për krime ndaj shtetit dhe figurave të larta shtetërore. Në fakt ky tentim është tentim i zhvendosjes së opinionit nga krimet e rënda, nga problemet brenda PDK-së dhe proceset e reformimit të PDK-së, për të orientuar vëmendjen te LDK-ja”, ka thënë Ahmeti.kohaislame
You Might also Like
UP-JA ATRAKTIVE PËR POLITIKANËT
Dy politikanët , mësyjnë Universitetit të Prishtinës, madje ata do të udhëheqin për një mandat…
By
2 Min Read
Hoxhaj: Kosova s’ka nevojë as të eksportojë e as të importojë Islamin
Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike,…
By
1 Min Read
Vetëvendosje: Jemi për opozitë të bashkuar, por jo nëse flirtohet me pushtetin
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Përveç aderimit të Donika Kadaj-Bujupi,…
By
10 Min Read
Donald Trump krahason emigrantë në një gjarpër helmues që kafshon personin që e lejon atë në
Ai ka shpërfaqur atë se çfarë e ka brenda. Pas deklaratave kundër myslimanëve, ai tani…
By
1 Min Read
A zbutet Beogradi, a do të mund të ndryshohet platforma?
Nënkryetari i qeverisë serbe, Rasim Lajic deklaroi sonte se, kur ka të bëjë me Kosovën,…
By
1 Min Read
Zgjidhet Hoxha për administrator i Hanit të Elezit
Sot në Han të Elezit u mbajtën zgjedhjet për kryetar të Këshillit Lokal dhe si…
By
3 Min Read
