Annie, 7-vjeçarja që pushtoi zemrat e amerikanëve

Historia e vogëlushes 7-vjeçare, Annie Clark po mallëngjen Amerikën. Fatkeqësia e saj është se ka lindur pa duar, megjithatë kjo nuk e ka penguar në pasionin e saj për të shkruajtur.

Në Shtetet e Bashkuara, ashtu si cdo vit, edhe sivjet u mbajt konkursi mbarë-amerikan “Nicholas Maxim”, konkurs që zhvillohet me pjesëmarrjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Garë e vecantë u mbajt edhe për bukur-shkrimin (kaligrafia), ku fitoi Annie Clark, 7-vjeç. Vogëlushja u bë e famshme për aftësinë e saj në shkrim, megjithëse ka lindur e privuar duke mos patur duar. “Kur të rritem dua të bëhem shkrimtare”, thotë Annie, ndërkohë që fotoja e saj ka pushtuar faqet e gazetave në SHBA.

Annie jeton në Pensilvani në një familje që vendosi ta adoptojë, pasi ishte braktisur nga prindërit./tch/kohaislame

Artikulli paraprakIndi: Çaji shpallet pije kombëtare
Artikulli vijuesKOMPANITË QË FINANCUAN PDK-NË, PËRFITUAN MBI 100 MILIONË