Mytaher Haskuka në një postim në Facebook ka shkruar lidhje me kërkesën e Ambasadës së Turqisë për të marrë masa ndaj gazetarit i cili kishte bërë thirrje të hapur për tu rreshtuar në krah të puçistëve, për të gjithë ata që janë pushues në ato momente në Turqi, por edhe shumë thirrje të hapura. Ai është arsyetuar se emoticonsat që i ka përdorur e pas me sarkazëm, por deputeti i cili ka qenë kundër atij ligjit ka një përgjigjeje ndryshe: “Para një viti kur diskutohej ligji “Për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit” pata thënë që ky ligj është jodemokratik, për më shumë nuk është specifik prandaj mund të përdoret për shkeljen e të drejtave të njeriut. Shumë nga analistët na patën kritikuar.
Ironi apo jo, një vit pas aprovimit të ligjit pikërisht ata analistë që ishin propaganduesit më të mëdhenj të këtij ligji mund të jenë viktimat e parë të këtij ligji. Saktësisht sipas Ligjit 05/L-002 Nenit 2 personi kryen vepër penale nëse “merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.”
Tani shtrohet pyetja cka nënkuptojmë më fjalën “nxit”, a nënkupton edhe postimet me sarkazëm drejtuar një pjese të popullatës që ti bashkohet një grupi të armatosur?!?
Çdo ligj i cili nuk është specifik, kërkohet interpretimi prandaj paraqet rrezik për korruptim. Shpresoj që në të ardhmen nuk aprovohen ligje të tilla.”./KohaIslame