Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, bombarduan një vendbanim në qarkun Cerablus të Halepit i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së në këtë sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa u plagosën një numër i madh i tyre. Burimet theksuan se sulmi mbi këtë vendbanimin ka shkaktuar dëme të mëdha mirëpo pa dhënë detaje.
Avionët e koalicionit edhe javën e kaluar ndërmorrën sulme ajrore në fshatrat Tuhar dhe En Nevaçe të Munbicit ku humbën jetën 170 civilë.