Në aksident tragjik humbi jetën një i ri nga Gostivari

Mbrëmjen e së enjtes (28.07.16) në afërsi të Urës së qytetit afër objektit të Gjykatës themelore të Gostivarit, ka ndodhur një aksident me pasoja fatale. Për pasojë, në vendngjarje ka ndërruar jetë një i ri nga Gostivari. Bëhet fjalë për 30 vjeçarin Burim Minahi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, derisa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë, një automjet në lëvizje e ka goditur për vdekje.

Për shkak të aksidentit tragjik, anulohen disa aktivitetet të Gosfest-it

Për shkak të aksidentit tragjik në të cilën humbi jetën një djalë i moshës se re, Komuna e Gostivarit anulon aktivitetet e parapara për të premten dhe të shtunën.

Në lidhje me realizmin e aktiviteteteve të njëjta, opinioni do të informohet në kohë. Komuna e Gostivarit dhe kryetari, Nevzat Bejta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit. Varrimi i tij do të bëhet sot me namazin e Ikindisë.

Artikulli paraprakShtohen dyndjet e refugjatëve nga Turqia drejt Greqisë
Artikulli vijuesArsyet e vërteta pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit