Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit ka ngritur padi penale kundër E.Z. (19) nga fshati Melnicë të Velesit, për arsye të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdhunim”, transmeton Portalb.
I dyshuari që tanimë është arrestuar, të mërkurën më 27 korrik, rreth orës 19:00 në fshatin Melnicë e ka takuar vajzën dhjetë vjeçare, e cila është kthyer nga shitorja lokale për në shtëpi, e ka ngritur në duar dhe e ka çuar në një rrugë që ka qenë larg shtëpisë së fëmijës, ku e ka kryer aktin e përdhunimit.
Pasi e ka kryer aktin e dhunshëm seksual, i padituri ka ikur, ndërsa fëmiu është kthyer në shtëpi, megjithatë nga turpi nuk i ka treguar askujt.
Ditën tjetër, nëna e saj ka hetuar se fëmija nuk mund të lëvizë, pas së cilës ka biseduar me të dhe ajo i ka treguar se çka ka ndodhur.
Ditën e njëjtë rasti është paraqitur në SPB Veles, është kryer kontroll i fëmiut të mjeku në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, ndërsa gjatë konsultimeve me prokurorin publik, fëmiu bashkë me nënën e saj është dërguar për kontroll në Mjekësinë Ligjore në Shkup.
40 vjeçari dhunon vajzën 12 vjeçare në Shkup
Përndryshe, javën e kaluar, P.S. nga Shkupi është paraqitur në polici ku ka paraqitur një rast të tmerrshëm. Ajo i ka thënë policisë se vajza e saj 12 vjecare deri sa ka shëtitur me bicikletë është ndalur afër një personi të panjohur të moshës 40 vjecare të cilit ia ka kërkuar 20 denarë. Ai i ka thënë se do tia jep paratë, por nëse shkon bashkë me të te garazhi i afërt.
Vajza ka pranuar të shkojë te garazhi, ku personi i panjohur i ka dhënë 500 denarë, por pastaj ka abuzuar seksualisht me të.
Më pas ai i ka thënë që të mos i tregoj askujt dhe është larguar.