Kryesia e Kuvendit ka vendosur që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të votohet në seancën e 1 shtatorit. Partnerët e koalicionit qeverisës i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes, derisa opozita ka paralajmëruar masa radikale për pengimin e saj.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk do të votohet deri më 1 shtator. Kështu ka vendosur dje Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare.
Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan “Zëri”.
Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për përcaktimin e datës së seancës për demarkacionin, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë duke e ndërprerë mbledhjen. Konjufca më vonë është arrestuar për këtë veprim.
You Might also Like
20 mijë euro për të emigruar në SHBA me dokumente italiane
Pas një hetimi 6-mujor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia arreston në flagrancë pesë…
By
3 Min Read
Franca sulmon gjithashtu edhe bazën somaleze
Zyrtarët somalezë dhe kryengritësit islamikë thonë se komandot franceze kanë sulmuar një bazë të militantëve…
By
1 Min Read
SHËRIMI ME UJË
Është traditë në Japoni që të pihet ujë menjëherë pasi që të zgjohet nga gjumi…
By
5 Min Read
Bekim Sali: “BESËN” e Çairit e përbëjnë djemtë dhe vajzat më të mira që ka kjo komunë
Intervistës “3 pyetje nga Mensur Krasniqi” kësaj rradhe i’u është përgjigjur kryetari i Këshillit Komunal…
By
7 Min Read
Mjeku nga Siria i shkruan Obamas: Mos më injoroni
Njëri nga mjekët e paktë që kanë mbetur në qytetin më të shkatërruar nga lufta…
By
1 Min Read
Ushtarët izraelitë arrestuan 8 palestinezë
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor arrestuan 8 palestinezë,…
By
1 Min Read
