ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Populli ynë i ka dhënë një mësim historik atyre që me dorën e organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) dëshironin të robëronin Turqinë dhe të ripërsëritnin ato pamje të dhimbshme të përjetuara në Siri, Libi, Irak dhe në Afganistan”, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, në rezidencën presidenciale ka patur një takim këshillues me anëtarët e Këshillit të Eksportuesve të Turqisë ku ka mbajtur një fjalim.
Ai u shpreh më tej se “Jemi të vendosur që në kuadër të parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjorë të shtypim kokën e anëtarëve të FETÖ ashtu si të anëtarëve të PKK-së, anëtarëve të DAESH.
Gjithashtu u shpreh se ata që tentativën e puçit policor dhe gjyqësor më 17-25 dhjetor e vërejnë si një çështje të tij personale dhe ata që ende nuk kanë konceptuar tentativën e armatosur të puçit më 15 korrik, janë pjesë të pakorrigjueshëm të organizatës.
“Nuk kemi të drejtë të kemi dhembshuri për ato që nuk kanë dhembshuri për vendin e tyre. Ky popull është një popull i madh dhe i fortë, nuk është një popull frikacak që ikën me vrap. Ata ikën duke vrapuar dhe ne po i ndjekim. Dhe dëshiroj ta shpreh se këtë nuk e kryejmë me ndjenjën për hakmarrje, kryejmë çdo gjë brenda kuadrit ligjorë dhe atë të drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Erdoğan .
Duke iu kërkuar biznesmenëve që t’iu shpjegojnë të gjithë bashkëbiseduesve të tyre jashtë vendit fytyrën e vërtetë të Organizatës Terroriste Fetullahçi të cilët janë një kërcënim jo vetëm për Turqinë por për të gjithë botën Erdoğan tha: “Madje mund të keni njerëz, miq të njohur nga ata. Unë shprehem se këto duhet ti ekspozoni. Duhet të njoftoni prokurorinë dhe policinë tonë. Përse? Sepse ky është një borxh i atdhedashurisë. Do ti rrënojmë ne ato dhe ajo ato këtë vend.”
“Asnjë organizatë nuk mund të ruajë forcën e sajë pa patur një strukturë financiare. Ashtu si po e çrrënjosim FETÖ-n nga forcat tona të armatosura, nga gjyqësori, policia dhe institucionet e tjera, është kusht që në të njëjtën mënyrë ta pastrojmë edhe nga bota e biznesit. Vetëm në këtë mënyrë me luftën që kemi ndërmarrë mund të arrijmë në sukses duke i tharë burimet financiare”, ka shtuar më tej Erdoğan.
You Might also Like
Libi, arratisje masive nga burgu
Më shumë se 100 të burgosur u arratisën të martën nga qëndra e vuajtjes së…
By
Redaksia
1 Min Read
BDI: Kryq në Butel nuk do të ketë!
Kjo nënkupton se BDI do të aktivizojë gjitha masat që të pengojë ndërtimin e kryqit,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosova është përfituese e grantit nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës
Ministria e Financave (MF) ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)…
By
Redaksia
6 Min Read
Ymeri fajëson policinë për vdekjen e gjermanes Iris Von der Ehe
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjermanes Iris Von…
By
Redaksia
1 Min Read
"Testamenti” prekës dhe motivues i Akademik Esat Stavileci
Akademik Esat Stavileci, tashmë i ndjerë, në ligjeratën përshëndetëse me studentët e Universitetit të Prishtinës,…
By
Redaksia
17 Min Read
Rama: Program agresiv për të nxitur punësimin
Zyrat e Punës dhe roli i tyre do të ridimensionohen si objektiv i Qeverisë për…
By
Redaksia
1 Min Read
