Sarandë, efektivja 23-vjeçare e policisë vret veten me armën e shërbimit

Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Shkaqet që çuan 23-vjeçaren drejt këtij akti ende nuk dihen.

Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Jeroldina Iljazi ishte me gradën inspektore.policia

Artikulli paraprakTrashësia e punëtorëve konsiderohet invaliditet
Artikulli vijuesNusret Kurtishi vjen me ilahi të re (Video)