BDI do të kërkojë edhe ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë, kështu shkruan sot gazeta e përditshme maqedonas “Den”.
Sipas gazetës, burime të larta partiake të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë thënë se në agjendën e tyre është edhe ndryshimi i himnit shtetëror, ku do të jenë të pranishme edhe elementet e bashkësisë etnike shqiptare, që janë popull i dytë në Maqedoni, raporton INA.
“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnike”, shkruan gazeta, duke nënvizuar se shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar.
Çështja e himnit shtetëror të Maqedonisë u trajtua ditëve të fundit kur në USHT në shumë aktivitete u përdor himni shqiptar, gjë që u vlerësua si provokim dhe prokuroria e përgjithshme e Maqedonisë ka ngritur hetime mbi këtë çështje, për përdorimin e një himni, siç thuhet të një shteti tjetër.kohaislame
You Might also Like
Lushnje, sherri për pronësinë, vritet para Gjykatës ish-polici
LUSHNJE- Konflikti për pronësinë i ka kushtuar jetën një ish-efektivi të Policisë së Lushnjes. Arben…
By
Redaksia
3 Min Read
Lëvizja BESA: BDI – ja, nga përkulja para “branitellëve” deri tek punësimi dhe avancimi i tyre në ushtri
Punësimi me kontratë të përhershme në Armatën e Republikës së Maqedonisë të 112 ish-ushtarëve profesionistë…
By
Redaksia
3 Min Read
Ndihmoni Semirit të vogël nga Sellca, vuan nga smundja e eshtrave
Familja shtatë antarëshe Saliut nga fshati Sellcë i Tetovës, është në gjendje të rëndë ekonomike…
By
Redaksia
2 Min Read
Mbi kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve
“Ka vetëm një drejtësi që e çimenton shoqërinë dhe një ligj që e vendos këtë…
By
Redaksia
12 Min Read
Serbi, çdo i 3-ti qytetarë i armatosur
“Aktualisht qytetarët e Serbisë nëpër duar kanë rreth 3.000.000 armë zjarri”, thuhet në një raport…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së…
By
Redaksia
4 Min Read
