Peshkopi i Rashkë-Prizrenit, Teodosije, e ka dënuar ashpër incidentin në fshatin Velikincë të Gjilanit, kur një serb dëmtoi minaren e xhamisë. Portali KosSev raporton se peshkopi Teodosije i dërgoi dje një letër Myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, përmes të cilës i shfaqte keqardhjen anëtarëve të Bashkësisë Islame për “këtë akt të pakuptimtë e vandal”.
Ky burim po ashtu thekson se Eparkia ka informacioni se autori i këtij akti është me probleme psikike dhe se sipas policisë ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
Dënimin nga ana e Eparkisë Rashkë – Prizren kryeimamit të Gjilanit, Naim Aliut, ia kanë përcjellë edhe igumeni i manastirit Draganac dhe zëvendësi i vladikës Teodosije, ati Ilarion, i cili raportohet të jetë takuar me të në Gjilan.
“Kisha Ortodokse Se3rbe shpreh besimin e sinqertë se ky incident i i zoluar nuk do të cenojë raportet fqinjësore ndërmjet myslimanëve e të krishtërve në këtë anë”, thuhet në reagimin e peshkopit Teodosije, i cili po ashtu iu bashkua apelit të Myftiut Tërnava që organet e sigurisë të marrin të gjitha masat në mënyrë që të gjitha objektet fetare të jenë të mbrojtura në mënyrë adekuate.
Peshjkopi Teodosije po ashtu ka shfaqur “përkushtimin e sinqertë për ndërtimin e shoqërisë së mbështetur në tolerancë dhe respekt midis të gjitha komuniteteve”.
You Might also Like
Asnjëherë nuk sëmuren dhe se dinë çfarë është KANCERI! Ky është sekreti i tyre
Populli Hunza janë popullata më e shëndetshme në botë. Ata asnjëherë nuk kanë dëgjuar për…
By
Redaksia
1 Min Read
Mediat serbe: Terroristi Adem Jasharin dhe terrori i UÇK-së!
Mediat serbe, përkatësisht portali serb Telegraf.rs, ka “përkujtuar” luftën e fundit në Kosovë – e…
By
Redaksia
3 Min Read
Si u shëmtua Kosova dhe populli i saj
Vetëm duke ua ofruar faktet e pamohueshme EULEX-sit, për krimet e SHIK-ut, do ta shpëtojmë…
By
Redaksia
2 Min Read
Berisha: Jugu përmbytet, Rama krifet
Ish-kryeministri Berisha reagoi dje për përmbytjet e shumta që ndodhën në Jug të vendit, ku…
By
Redaksia
2 Min Read
Ministri anglez: Ballkanasit do të vërshojnë Anglinë nëse nuk dalim nga BE
Ministri i Drejtësisë, Michael Gove, një nga figurat më të zëshme kundër qëndrimit të Anglisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Austria dëshiron të ndalojë fluksin e migrantëve përgjatë Ballkanit
"Austria dëshiron jo vetëm të zvogëlojë fluksin e migrantëve në Evropë por edhe tërësisht ta…
By
Redaksia
2 Min Read
