Departamenti i policisë së New Yorkut (NYPD) ka njoftuar se kanë arrestuar me akuzën për vrasje shtetasin Oscar Morel, i cili ishte ndaluar ditën e diel si i dyshuar për vrasjen e imamit Maulama Akonjee (55) me orgjinë nga Bangladeshi dhe personit që ndodhej bashkë me të Thara Uddin (64), të cilët u vranë ditën e shtunë në New York, raporton Anadolu agency (AA).
Në një deklaratë nga NYPD theksohet se 35 vjeçari Morel është i dyshuar si autor i vrasjes së imamit dhe mikut të tij dhe se është arrestuar me akuzat për “vrasje e shkallës së dytë” dhe “armë mbajtje pa leje e gradës së dytë”.
Në deklaratë ndër të tjera thuhet se personi i cili ka masakruar dy muslimanët pas daljes nga xhamia Al Furkan Jame në Queens të New York-ut u ndalua 10 minuta pasi sulmuesi me armë ishte përplasur me një biçikletë. Si rezultat i marrjes në pyetje të tij u zbulua se ai kishte lidhje me vrasjen e Akonjee dhe Uddin.
Në ceremoninë mortore të Akonjee dhe Uddin e cila u mbajt në Brooklyn morën pjesë afërsisht një mijë persona. Në këtë ceremoni mbajtën fjalim edhe kryetari i bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio dhe kryetarja e këshillit të Bashkisë së New Yorkut, Melissa Mark-Viverito.