“Mediat e përcjellin deklaratën e mjekëve që kanë trajtuar 5 vjeçarin e plagosur sirian, Orman, e të cilët kanë thënë se ai nuk ka qarë, pavarësisht lëndimeve të rënda që ka pasur! Mbase instinkti i tij fëmijëror i ka treguar se kot e ka të qajë, se kjo botë është bërë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj vajit fëmijëror dhe ndaj vuajtjeve të popujve që nuk i donë shteti i tyre, se kopshtet e parajsës së pasanikëve të kësaj bote, ujiten me gjakun e pafajësisë fëmijërore dhe me fatkeqësinë e popujve të “prapambetur”! Dhe po kjo botë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj tragjedisë dhe dhembjes së popujve të ‘pacivilizuar’, tani shtiret se i mungonte fotoja rrëqethëse e Ormanit të vogël, që ta kuptonte se ky planet është ndarë në dy pjesë: në pjesën ku jetojnë popujt e ‘civilizuar’ që e festojnë jetën dhe, në pjesën tjetër, që është bërë varrezë masive, ku groposet fati i popujve të pafat!”
You Might also Like
Frika që ju sjell shejtani
Imam Ibën Tejmije komentoi ajetin “Shejtani ju sugjeron që t’ua keni frikën aleatëve të tij.…
Bilall Kasami: Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA vendosi të mos marr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit
“Në bazë të nenit 43, paragrafi 15 të Statutit të Lëvizjes BESA, Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA në mbledhjen e tij diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe konstatoi se: me shpërbërjen e njëanshme të Parlamentit, gjendja politike në vend është tejet serioze dhe në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja euro-atlantike e vendit; është devalvuar Marrëveshja e Përzhinës, e arritur falë asistencës së BE-së dhe SHBA-së, ngase nuk janë përmbushur pikat e saj qendrore për pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat e nevojshme në media; vendimi i z. Ivanov për të falur vepra të rënda kriminale ka krijuar pasoja serioze politike për vendin, ngase kështu de facto është bërë tentim për ta suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, që ishte arritur me shumë mund dhe ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare; vendimi i z. Ivanov ka shkaktuar situatë të tensionuar në gjithë vendin, pasojat e së cilës mund të jenë të paparashikueshme dhe fatale edhe për sigurinë dhe paqen në vend, Duke u bazuar në këtë, Këshilli Qendror konkludoi se në Maqedoni nuk ka as kushte minimale për zgjedhje të lira, korrekte, demokratike e të drejta dhe për këto arsye mori vendim që Lëvizja BESA, në këso kushtesh, të mos marrë pjesë në zgjedhjet e paracaktuara njëanshëm për 5 qershor nga partitë qeveritare VMRO-BDI. Nisur nga kjo Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar që ta japë kontributin e saj në demokratizimin e vendit dhe tejkalimin e kësaj krize serioze, për të cilën BESA konsideron se mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi të RIDEFINIMIT të Maqedonisë si shtet konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve. Shkup, 30.04.2016; Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA; Bilall Kasami, kryetar”, –thuhet në njoftimin e BESËS.
7 Meshkujt që do të drejtojnë Kinën
Çfarë duhet të dini për anëtarët e Komitetit të Përhershëm Politik të 19-të Me 25…
A do ta fillojë Turqia luftën me Sirinë?
Qeveria e Turqisë e ka marrë miratimin e parlamentit për operacione ushtarake jashtë kufijve të…
Kush është i falimentuari i vërtetë
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dwrguari i Allahut s.a.v.a ka thënë: “A e…
Pas shpërthimeve në Bruksel rriten masat e sigurisë në Gjermani dhe Britani
Njoftohet se pas shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, janë rritur masat e…
