Pas shpërthimeve në Bruksel rriten masat e sigurisë në Gjermani dhe Britani

Njoftohet se pas shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, janë rritur masat e sigurisë në aeroporte të ndryshme të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Policisë Federale, Christian Altenhofen, në deklaratën e tij për Agjencinë e Lajmeve Gjermane (DPA), theksoi se janë forcuar masat e sigurisë në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt.

Altenhofen transmetoi se punonjësit e policisë janë në gatishmëri dhe është rritur numri i policëve në rajonet specifike.

Theksohet se edhe “tarraca e vizitorëve” në aeroportin Berlin-Tegel është mbyllur, ku numri i policëve është rritur.

Ndërkohë theksohet se për momentin nuk do të niset asnjë avion nga Berlini që ka për qëllim që të shkojë në Bruksel.

– Rriten masat e sigurisë edhe në Britani-

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë rekomandoj shtetasit e saj që të rrinë larg turmave dhe transporteve publikë.

Në rekomandimin zyrtar për udhëtime të ministrisë, duke u theksuar se kanë ndodhur shpërthime në aeroportin ndërkombëtar “Zaventum” dhe në një stacion të metros, u theksua se: “Duhet të qëndrohet larg turmave dhe transporteve publikë”. Ministria e Jashtme gjithashtu iu rekomandoi atyre të cilët do të udhëtojnë të jenë në kontakt me aeroportet.

Kryeministri britanik, David Cameron në deklaratën e tij në llogarinë në Twitter, pas shpërthimit pohoi se: “Jam i shokuar dhe i shqetësuar nga ngjarjet në Bruksel. Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar”. Cameron kryeson një takim të kabinetit në lidhje me shpërthimet në Bruksel.

Artikulli paraprakTanja Fajon: Muslimanët nuk janë terroristë
Artikulli vijuesKryeministri belg, Michel: Moment i errët për kombin tonë