Peticion për të marrë Omranin në Kanada

5 vjeçari sirian Omran Daqneesh është shpëtuar nga gërmadhat e një ndërtesa të bombarduar në Alepo në Siri. Ai ka qëndruar në një pozitë abnormale të heshtjes në ambulancë, ndërsa stresi ishte i madh për shkak të gjendje dramatike jashtë. Krejt ajo çfarë bëri ishte prekja e kokës për të vërejtur gjakun e për tu kthyer prapë në qetësinë e tij, njëjtë sikur do vepronte një djalë i vogël që do ti thuhej të ishte i disiplinuar.

Pamje emocionuese për çdo zemër, që e ka parë këtë fotografi e video.

Por një lëvizje interesante ka ndodhur në Kanada, ku dikush ka organizuar një peticion për të shtyre kryeministrin e Britanisë që ta ftojnë në vendin e tij këtë fëmijë së bashku me familjen e tij dhe që kjo të bëhet sa më parë.

“Omrani nuk duhet të jetë simbol i luftës por të jetë simbol i qetësisë për çdo fëmijë i prekur nga lufta.”/KohaIslame

Artikulli paraprakSi ishte i Dërguari ynë s.a.v.s. (II)
Artikulli vijuesMbi 50 të vrarë nga sulmi në Turqi , vrasësi 12 – 14 vjeç