Si ishte i Dërguari ynë s.a.v.s. (II)

Ai ishte fisnik dhe bujar

Muhamedi a.s. ishte njeriu më fisnik dhe më bujar, më bujar edhe se era e cila vazhdimisht frynë butë dhe sjell dobi. Aq shumë jepte sa çdo kush e kishte të qartë se nuk duhet të frikohet nga varfëria: Kush i kërkonte diçka, ai ia jepte dhe nuk e kthente parapa. (Buhariu).

Ai vishej bukur dhe ishte elegant

Kur paraqitej para njerëzve rrezatonte me bukurinë dhe elegancën e tij. Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Kam parë se i Dërguari i Allahut vishte rrobat më të bukura.” Ebu Davudi).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Allahu është i bukur dhe e donë të bukurën.” (Muslimi)

Ishte shumë modest

Muhamedi a.s. ishte njeri shumë modest dhe shumë i kënaqur me atë që kishte. Gjithashtu shokëve të tij u thoshte të jenë modest dhe të kënaqur me atë që e posedojnë dhe të mbështeten një Allahun. Ai e luste Allahun kështu: “Zoti im, të lutem që familjes së Muhamedit t’i japësh furnizim aq sa i mjafton.” (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu ai ka thënë: “Kush zgjohet i sigurt për jetën e tij, me shëndet në trupin e tij dhe ka ushqim për atë ditë, atij sikur i është dhënë pasuria e gjithë dunjasë.” (Tirmidhiu)

“Pasuria e vërtetë nuk shihet në mallin e shumtë, por pasuria e vërtetë është pasuria e shpirtit.” (Buhariu dhe Muslimi).

Burimi: Akos.ba

Përktheu: Islampress

Artikulli paraprakPakistani, vendi ku gërshetohen shumë popuj dhe kultura
Artikulli vijuesPeticion për të marrë Omranin në Kanada