Hasanbegasit vazhdojnë të jenë të shqetësuar dhe të shprehin revoltën e tyre për mos marrjen e kompensimeve të para nga përmbytjet. Shumë qytetarë që takuam në këtë fshat po kontrollonin nëse emrat e tyre janë të shënuara në listë, raporton AlsatM.
“Emrin po e kontrolloj po ende nuk po mundem me gjet. Këtu është një listë, te xhamia është një listë dhe te shkolla 25 maji, dmth tre lista sa i di unë. Ende emrin nuk e kemi gjet..Unë kam telefonu ditën e shtunë, i kam dhënë emrin mbiemrin, numrin amë dhe në cilën bankë afariste të lëshohen mjetet”, thotë një banor i Hasanbgu.
Disa prej të anketuarve madje ankohen se në listat në fjalë më shumë figurojnë emra të banorëve të fshatit Stajkovcë, Creshovë dhe Straçincë dhe jo të banorëve të Hasabegut.
Ndërkohë disa banorë të tjerë mbrapa kamerës së Alsat-M thanë se paratë janë lëshuar vetëm në disa banka të caktuara.