Ka thene Imam ibn Uthejmin, Allahu e meshirofte:
“Nese meditojme per gjendjen e njerezve sot verejme se shumica e tyre nuk jane bamires ndaj prinderve, madje jane njerez qe sillen keq me prinderit.
I sheh qe sillen mire me shoket dhe nuk i merzitet ndenja me ta por nese rri me babain ose nenen e tij nje ore ne dite merzitet (nuk i shtyhet fare) si te ishte duke ndenjur mbi gaca te ndezura.
Ky person nuk konsiderohet bamires ndaj prinderve. Vepermiri ndaj prinderve eshte ai qe gjen qetesi, prehje, lumturi nese qendron me nenen ose babain e tij e ju sherben me qejfin e konsideraten me te larte e kujdeset ne kulm qe ti kenaqe e tua beje qejfin me sa te kete mundesi.”
Sherh Eluasitije 3/121