Katja Drechsler, bashkëpunëtore e lartë në Akademinë e Feve të Botës në Universitetin e Hamburgut, thotë se janë mediat ato që nxisin islamofobinë në Perëndim, porse nuk duhet harruar as ndarja politike e pushtetit.
“Për fat të keq, sot ka shumë lajme të këqija që vijnë dhe që lidhen me Islamin dhe shtetet islamike, si mospërfillja e pakicave ose e mendimeve ndryshe në Pakistan ose në Arabinë Saudite. Kemi lajme për terrorizmin, që nga talibanët, 11 Shtatori deri te grupi militant Shteti Islamik. Përveç kësaj, dëgjojmë histori për martesa të detyruara, poligami dhe prerje të organeve gjenitale të femrave”, thotë Drechsler në një intervistë për Radio Europa e Lirë.
Ajo thotë se mediat “gjithmonë raportojnë vetëm për tmerret që ndodhin dhe shumë pak për të mirën dhe pozitiven”.
“Është e rëndësishme që publikut perëndimor t’i tregohet se edhe myslimanët jetojnë ndryshe në fenë e tyre dhe kjo varet prej shumë faktorëve. Por, jeta reale dhe prezantimi mediatik i kësaj jete janë me milje larg. Është e rëndësishme që të personalizohen gjërat, të flitet për jetë normale të njerëzve në Islam”.
“Për përafrimin e botës së krishterë dhe asaj islame duhet të përqendrohemi më shumë te ngjashmëritë dhe do të shohim se dallimet nuk janë të mëdha”, tha Drechsler.
You Might also Like
Davutogllu në Arabinë Saudite për mbledhjen urgjente të OBI-t
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, shkoi në Arabinë Saudite për të…
By
2 Min Read
Ramiqi, thirrje për Gazën!
Manifestime solidarizimi me palestinezët në Gaza janë bërë në shumë vende, por diçka e tillë…
By
2 Min Read
Një serb dënohet me 14 vjet burg për krime të luftës
Trupi gjykues, i përbërë nga gjykatës të EULEX it dhe vendas, në Gjykatën e Qarkut…
By
1 Min Read
Islamofobja shqiptare në Amerikë sulmon gratë muslimane
Një grua fanatike ka bërë një sulm ndaj dy grave Muslimane në Bruklin duke i…
By
1 Min Read
Kosova e serbizuar
Duket krejt syrrealiste por Kosova ne janar 2017 eshte më e serbizuar se ne janar…
By
2 Min Read
Krim në familje në Korçë, burri vret me thikë gruan
Një burrë në Korçë ka vrarë me thikë gruan e tij përpara se të qëllonte…
By
0 Min Read
