Një serb dënohet me 14 vjet burg për krime të luftës

Trupi gjykues, i përbërë nga gjykatës të EULEX it dhe vendas, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur Zoran Koliqin fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit në maj të vitit 1999 dhe e ka dënuar atë me një dënim të përgjithshëm prej 14 vjetësh burgim, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Trupi gjykues e shpalli Koliqin fajtor për dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMe kallashnikov në krah, askush nuk e ndalon
Artikulli vijuesGoogle merr licencën për automjetin e saj pa ngasës.