Turqi, sulmohet me raketa aeroporti në Dijarbakir

Pasagjerët e Aeroportit Dijarbakir, në krahinën Juglindore të Turqisë me të njëjtin emër, janë detyruar të kërkojnë strehim në një ndërtesë, natën të shtunës, pas një sulmi të papritur me raketa ndaj aeroportit, raportuan mediat lokale turke.

“Katër raketa janë gjuajtur në drejtim të aeroportit nga militantët e dyshuar kurdë”,- tha agjencia e lajmeve “Dogan”.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i aeroportit raportohet se, janë zhvendosur brenda ndërtesës së terminalit, shkruan “RT”.

Nuk ka pasur viktima apo ndërprerje të fluturimeve për shkak të sulmit.

Ndërkohë, një tjetër raport nga transmetuesi “NTV” tha se, njëra nga raketat goditi një sipërfaqe të pandërtuar aty pranë.

https://www.youtube.com/watch?v=NvJlOzrXRc0

Artikulli paraprakBulqizë, torturonte nënën e vet 101 vjeçe, arrestohet i biri
Artikulli vijuesProkuroria jep detaje/ Kush është polici që mbillte kanabis në Kolonjë