Largimi i ndalesës së hixhabit në forcat policore në Turqi u bë me ndryshimet e ligjit për veshjen në kuadër të paketës demokratike që u aprovua nga AKP-ja në vitin 2013.
Duke filluar nga dita e djeshme 27.08. 2016, gratë që shërbejnë në polici do të mund të mbajnë hixhabin. Kjo u publikua të shtunën në gazetat zyrtare.
Gjithashtu është përmendur se hixhabi duhet t’i përshtatet ngjyrës së uniformës dhe të jetë një ngjyrëshe.
Një numër i madh vendesh perëndimore si, Skocia, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja, lejojnë gratë muslimane të mbajnë hixhabin.
(Islampress)