IZRAELI DO TË SHTOJË NUMRIN E OPERACIONEVE SEKRETE

Ushtria izraelite do të shtojë numrin e operacioneve sekrete.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë izraelite Benny Gantz deklaroi se “Kam urdhëruar shtimin e numrit të operacioneve të tilla në vendet armiqësore”.

Në reportazhin e dhënë për gazetën izraelite “Yediot Ahronot”, gjeneralmajori Gantz citohet të ketë thënë: “Në çdo vend të botës në çdo çast ndodh diçka. Ne do të shtojmë operacionet tona sekrete”, por pa dhënë më shumë hollësi.

Gantz gjithashtu tha se viti 2012 do të jetë një vit kritik nga pikëpamja e rritjes së tensionimit me Iranin për shkak të programit të tij nuklear.

Artikulli paraprakGJEOPOLITIKA E FRANCËS
Artikulli vijuesArrin Firefox 12