Flamuri i SHBA-së i vendosur në zonën Mumbatıh të rajonit Tel Abjad, vërehet edhe nga rajoni Akçakale i qytetit Şanlıurfa të Turqisë
Në ndërtesën ku ndodhen shumë militantë të organizatës terroriste PYD/PKK në rajonin Tel Abjad në qytetin Rakka të Sirisë është vendosur flamuri amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Flamuri i SHBA-së i vendosur në pikën numër 3 në zonën Mumbatıh të rajonit Tel Abjad, një prej pozicioneve nën kontrollin e PYD-së e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK, vërehet edhe nga rajoni Akçakale i qytetit Şanlıurfa të Turqisë.
Me 2 shtator në Siri përreth fshatit Rafi ku ndodhen shumë militantë të organizatës terroriste PYD/PKK në rajoni Munbixh në perëndim të Lumit Eufrat kanë qenë të varur flamuj të Amerikës. Burimet lokale në rajon patën theksuar se terroristët përdorin flamurin amerikan si “mburojë”.