Nuk dua të fle gjumë pa e falur namazin e Jacisë!
Për momentin më kaplon dembelia (si gjithmonë), ora vajti në 12 – shin e mesnatës, prej orës 8 them me vete: edhe pak, edhe pak…! I mallkuari nuk ka tjetër punë..pos të më përplasë në shtrat pa e kryer obligimin e 5-stë të (Jacisë). Dhe kështu ti gëzohet suksesit të tij e dështimit (lexo: shkatrimin) tim. Por nuk do t’ia mundësoj atë knaqësi të mallkuarit…! Sepse unë jam krijuar për ta adhuruar Allahun – Krijuesin tim! PO, gabova që nuk e fala në kohën e duhur, po gabova që nuk e fala me xhemat.. Por nuk do ta lëj pa e falur, do të ngrihem dhe do të marr abdest, edhe sikur i mallkuari të ma rëndon çështjen time dhe të më duket se duhet të ngjitem mbi maje të kodrës, Prap do të ngrihem e të marr abdest, dhe do ta fali Jacinë! Mbase kush e di se a zgjohem më?! Kush e di, ndoshta duke fjetur gjumë marr ndonjë infarkt dhe mund të vdes?! Asgjë nuk dihet se si e kemi të caktuar, kështu së paku me namazin e fundit (me abdest, me namazin e falur me dhikër ) do t’i mbyll sytë i qetë për gjumë! U zgjova Wallahi, u zgjova! O i mallkuar lufta yte me mua vazhdon por nuk do t’ia arrish qëllimit asnjëherë!! Vërtet, kush i mbështetet Allahut, Ai do t’i mjaftojë atij!
Nga: Djaloshi që thotë Estagfirullah