Një varrezë pa asnjë lloj simboli fetar, është hapur në Suedi, për t’ua plotësuar nevojat ateistëve në rritje në këtë vend.
Josef Erdem, mësues nga Borlange, në qendër të Suedisë, së pari e propozoi këtë ide, për shkak se, siç ka thënë ai, njerëzit duhet të vendosin vetë se si duan që varret e tyre të duken.
Më pas, ai e ka dërguar një kërkesë formale për ndërtimin e varrezës për ateistë, pas bisedave me përfaqësuesit e kishës suedeze.
Kisha do të kujdeset për mirëmbajtjen e varrezës, por kjo do të jetë e gjitha në çka kisha mund të përfshirët rreth çështjes së kësaj varreze.