Ministri jemenas i Shtetit Përgjegjës për Zbatimin e Dialogut Kombëtar, Yasir Abdallah er-Ruayni tha se Turqia mbështet sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Jemenit SABA, Ministri Ruayni u takua me Ambasadorin e Turqisë në Sana, Levent Eler.
Ministri jemenas shprehu kënaqësinë për mbështetjen që Turqia i dha vendit të tij në procesin politik.
Në këtë takim Ruayni u shpreh se Turqia krahas sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Jemenit ka dhënë mbështetje edhe gjatë periudhës së procesit të trazicionit nga fillimi i Konferencës të Dialogut Kombëtar me përfshirje të gjerë dhe procesit politik. Gjithashtu bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes edhe për legjimitetin në shoqërinë ndërkombëtare, vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe në përpjekjet për ti dhënë fund grusht shtetit.
Edhe Ambasadori i Turqisë në Sana, Levent Eler tha se Turqia mbështet legjimitetin kushtetues që përfaqëson Presidenti Abdurabbu Mansur Hadi dhe zë vend pranë Jemenit.