Bashkimi Evropian do ta humbasë Turqinë nëse ajo nuk garanton anëtarësinë e saj deri në vitin 2023, mësohet të jetë shprehur kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan. Kjo ishte hera e parë që Erdogan ka dhënë një afat se sa gjatë mund të presë Turqia në udhën e stërgjatë të saj drejt anëtarësimit në BE.
Komentet e tij erdhën gjithashtu në një kohë të izolimit në rritje midis Turqisë dhe entitetit politik për të cilën ajo mendon se e ka mbajtur mbi supe në mënyrë të ftohtë.
Oferta e Turqisë për tu bashkuar me BE-në, e shpallur zyrtarisht në vitin 2005, ka hasur praktikisht një ndalim vitet e fundit për shkak të kundërshtimit të anëtarëve kryesorë të saj dhe dështimit për të gjetur një zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjen për ishullin e ndarë të Qipros.
I pyetur nga një panel diskutimi mbrëmjen e djeshme në Berlin nëse Turqia do të ishte një anëtare deri në vitin 2023, Erdogan u përgjigj: “Ndoshta ato nuk duan të na mbajnë lidhur ne për një kohë kaq të gjatë. Por edhe nëse na lidhin ne për kaq kohë, atëherë Bashkimi Evropian do të humbasë, dhe më së paku ato do të humbasin Turqinë”.
Turqia do të festojë 100 vjetorin e themelimit të saj si Republikë nga rrënojat e Perandorisë Osmane, në vitin 2023. Vendi me mbizotërim mysliman por laik i rreth 74 milion njerëzve do ta forconte Bashkimin Evropian, tha Erdogan. Reth 6 milion turq jetojnë brenda BE-së, ku afërsisht 3 milion prej tyre janë në Gjermani,- u shpreh Erdogan.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të takojë sot Erdoganin, kundërshton anëtarësinë e plotë dhe favorizon një partneritet të privilegjuar, edhe pse ministri i jashtëm Guido Vestervelle mbështet ofertën e Ankarasë.
Gjatë fjalës së tij, në hapjen e godinës së re të ambasadës turke në Berlin, Westervelle kritikoi bllokimin e bisedimeve të pranimit. “ Kjo është e keqe për të dyja palët dhe vitin e ardhshëm ne duam të bëjmë një fillim të ri për ta kapërcyer këtë bllokim”.
Më herët në fillim të këtij muaji, Zafer Kaglajan, ministri i ekonomisë së Turqisë, dënoi bllokimin dhe e quajti BE-në, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe, si organizata më hipokrite në botë, duke thënë se ajo” e ka mbajtur Turqinë 50 vjet duke pritur në derën e saj”. /a.online/
You Might also Like
Ban Ki Moon i shqetësuar për gjendjen në Sudanin e jugut
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në…
By
Redaksia
1 Min Read
119 Të vrarë në sulmet e forcave të regjimit në Siri
Në sulmet e organizuara në mbarë vendin nga ana e forcave qeveritare të Esadit në…
By
Redaksia
2 Min Read
Përkeqësohet gjendja në Lindjen e Mesme si pasojë e motit të ftohtë
Një valë re e të ftohtit ka përfshirë gjatë kësaj jave Lindjen e Mesme duke…
By
Redaksia
2 Min Read
Libia shënoi përvjetorin e revoltës
Libia ka shënuar të dielën dyvjetorin e kryengritjes, që ka çuar në rrëzimin e Muammar…
By
Redaksia
1 Min Read
UNHCR: Regjistron afër 6 milionë refugjatë nga lufta në Siri
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton për 1.5 milion të regjistruar si…
By
Redaksia
1 Min Read
Stambolli mikpritës i samitit të organizatave civile në botën islame
Nesër do të organizohet samiti i pestë i organizatave humanitare me temë rolin e zhvillimit…
By
Redaksia
1 Min Read
