Oliver Schmidt, është arrestuar të shtunën nga hetuesit federalë në Florida. Volkswagen AG ka pranuar se në shtator të 2015-ës, janë instaluar në 475 mijë makina në SHBA, software të fshehta, në mënyrë që automjetet të dalin të pastra gjatë testit për emetimin e gazrave në atmosferë, shkruan Reuters.
Lidhur me ngjarjen, Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se vazhdon të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë për të zgjidhur çështjet e mbetura në SHBA.
Schmidt pritet të dalë këtë të hënë para gjykatës në Detroit, sipas NYT.