Ekskluzive: Ahmet Krasniqi figuron në listën për krime lufte në Kroaci me uniformën e APJ-së (Dokument)

0
440

Koloneli Ahmet Krasniqi, i vrarë në vitin 1998 në Tiranë nga persona ende të panjohur derisa kryente funksionin e Ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë së Kosovës në ekzil, ka marrë pjesë edhe në luftën e Kroacisë, por në uniformën e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ).
Ai drejtonte formacionin ushtarak FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), formacion ky që gjatë luftës nuk u pranua nga UÇK-ja.

Ahmet Krasniqi ka shërbyer në kuadër të APJ-së nga viti 1991 deri në vitin 1992, derisa kroatët e akuzonin atë për krime luftë të kryera në Baranje.

Lajmi.net posedon dokumentin e të akuzuarve nga Kroacia për krime lufte dhe në mesin e tyre figuron edhe emri i Ahmet Krasniqit.

Ky është dokument zyrtar kroat i emërtuar “Krimet e luftës në Kroaci”.

Në këtë dokument pasqyrohen krimet e armatës jugosllave/serbe dhe njësive paramilitare serbe, gjatë luftës në periudhën kohore 1991-1995 në Sllavoninë Perëndimore dhe në Banovina.

Dokumenti zyrtar i Kroacisë në të cilën përmendet Ahmet Krasniqi është me numër rendor 57-të.

“KRASNQI, AHMET, (Hajriz), i lindur 15.01.1948. në fshatin Zhilivodë, Kosovë, me vendbanim në Gospiq, si pjesëtar i APJ-së, me gradën nënkolonel ka marrë pjesë në sulmet kundër ushtrisë dhe objekteve civile në Baranje, prej qershorit 1991 deri në nëntor 1992”, thuhet në dokumentin zyrtar të shtetit kroat që e posedon lajmi.net.

Kolonel Ahmet Krasniqi u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

 

krasniqi1