2# – Instituti për Analizë të Propagandës

Hyrje

Instituti për Analizë të Propagandës

Kjo seri është e frymëzuar nga puna pioniere e Institutit për Analizim të Propagandës (IPA – Institute for Propaganda Analysis). Në vitin 1937, IPA është krijuar për të edukuar publikun amerikan për natyrën e gjerë të propagandës politike. I përbërë nga shkencëtarët socialë dhe gazetarë, IPA ka publikuar një seri të librave, duke përfshirë:

  • Arti i Bukur i Propagandës (The Fine Art of Propaganda)
  • Analiza e propagandës (Propaganda Analysis)
  • Udhëzues për Liderët e Grupeve për Analizimin e Propagandës (Group Leader’s Guide to Propaganda Analysis)
  • Propaganda: Si ta njohim dhe si të merremi me të (Propaganda: How to recognize and Deal With It)

IPA më së miri njihet për identifikimin e shtatë veglave themelore propagandistike:

Thirrjet – Me emra (Name-Calling), Stolisja e përgjithësuese (Glittering Generality), Transferi, Dëshmia, Folklori i thjeshtë, Grumbullimi i kartave (Card stacking), dhe “karroca e orkestrës” (Band Wagon). Sipas autorëve të një libri të kohëve të fundit për propagandë “, këto shtatë vegla janë përsëritur aq shpesh në ligjërata, artikuj, dhe tekste saqë janë bërë pothuajse sinonim me praktikën dhe analizën e propagandës në të gjitha aspektet e saj.” (Combs dhe Nimmo, 1993)

Disa argumentojnë se qasja e IPA-s është shumë e thjeshtë për shkak se shumë mesazhe bijnë në më shumë se një kategori. Teknikat e IPA gjithashtu janë kritikuar për shkak se ato nuk i llogarisin dallimet në mes të anëtarëve të audiencës, dhe ata nuk e diskutojnë besueshmërinë e protagonistit.

Ka vlefshmëri në disa prej këtyre kritikave, por pak mund të jenë lojëra fjalësh me qëllimin themelor të promovimit të mendimit kritik në mesin e qytetarisë. Në Artet e Bukura të Propagandës, IPA deklaroi se “Është e domosdoshme në një shoqëri demokratike që të rinjtë dhe të rriturit të mësojnë se si të mendojnë, të mësojnë se si të zhvillojnë mendje. Ata duhet të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë të pavarur, dhe ata duhet të mësojnë se si të mendojnë së bashku. Ata duhet të vijnë në përfundime të veta, por në të njëjtën kohë ata duhet të njohin të drejtën e të tjerëve për të ardhur në përfundime të kundërta me të tyre. Përderisa individët janë të preokupuar me këtë, arti i demokracisë mbetet arti i të menduarit dhe diskutimit në mënyrë të pavarur e të përbashkët.”

Burimi: propagandacritic.com

Solli në gjuhën shqipe: Kumti.com

Artikulli paraprakSi të motivoheni për të lexuar një libër
Artikulli vijuesNë fakt një tren serb qarkullon lirshëm Beograd – Mitrovicë e Veriut që nga 2013