Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi është pajtuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që përmes dialogut të zgjidhin çështjet me interes për të dyja këto shtete.
Për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe serbisë Thaçi e Vuçiq kanë biseduar përmes telefonit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” shkruan Thaçi.