FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR (FMN

FMN, është një organizatë ndërkombetare, që ka për synim të zbatojë bashkëpunimin monetar dhe ekonomik midis shteteve anëtare.

Shqipëria është anëtare e këtij organizmi të rëndësishëm që nga viti 1991. FMN është themeluar në vitin 1944 në Breton Woods në të njëjtën kohë me Bankën Botërore. Ai ka selinë e tij në Washington. Në periudha të rregullta kohore, FMN organizon takime në të cilat shqyrtohen politikat monetare dhe ekonomike të ndjekura nga shtetet anëtare të tij.

Në varësi të ndjekjes së politikave monetare dhe ekonomike në përputhje me standardet ndërkombëtare, përcaktohen masa dhe burimet e ndihmave financiare për vendet në vështirësi ekonomike./Kumti.com

Artikulli paraprakÇka është FITIMI
Artikulli vijuesSi lind një fëmijë