Ministria e Shëndetësisë ka paguar mbi 8 milionë euro në vitin 2016 për trajtim jashtë institucioneve publike. Nga rreth 1.000 kërkesa të aprovuara të pacientëve gati 700 kërkesa janë për sëmundje të zemrës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Qendrën Klinike Universitare janë dy klinika që bëjnë këto trajtime, për të cilat shteti ka paguar në sektorin privat. Klinika e Kardiologjisë dhe ajo e Kardiokirurgjisë janë “varur” nga prishja e një koronarografi, i cili më së shumti mund të kushtojë rreth 400 mijë euro i papërdorur dhe më i sofistikuar se ky aktuali.
Para janë shpenzuar edhe duke blerë material. Gazeta nga burime brenda QKUK-së ka mësuar që pas dy javësh pritet t’u skadojë afati edhe dhjetëra e mijëra eurove material shpenzues për zemër. Pjesa më e madhe e këtij materiali janë kateter e balona.